Gjyqi i Johnny Depp: Elon Musk vizitonte shpesh Amber Heard kur i shoqi nuk ishte në shtëpi

0
Gjigandi

Kujdestari i shtëpisë së aktorit të Hollywood, Johnny Depp, ka thënë sot në gjyq se sipërmarrësi Elon Musk vizitonte rregullisht në orët e vona gruan e tij Amber Heard në shtëpinë e tyre në Kaliforni, kur i shoqi ishte me punë.

Në dëshminë e tij sensacionale Alejandro Romero, që punonte në shtëpinë e çiftit në Los Angeles, tha se miliarderi i kompanisë Tesla vinte disa herë në javë mes orës 23.00 dhe mesnatës, gjithmonë kur Depp nuk ishte në shtëpi.
57 vjeçari Johnny Depp ka akuzuar ish-gruan Heard se ka pasur një marrdhënie intime me sipërmarrësin para se ata të divorcoheshin në 2016.
Romero tha në dëshminë e tij se pasi Musk kishte ardhur disa herë për vizitë Heard i dha atij pultin e garazhit të ndërtesës dhe çelësin e hyrjes në apartamentit të Depp.
Ai tha: “Nga marsi 2015 e më tej, zonja Heard vizitohej rregullisht në orët e vona nga zoti Elon Musk. Fillimisht për vizitat e tij zonja Heard më njoftonte të ndihmoja zotin Musk të hynte në garazh dhe më pas lart në apartament, por më vonë ajo i dha atij telekomandën e garazhit dhe celesin e apartamentit. Zoti Musk vizitonte disa herë në javë dhe gjithmonë kur zoti Depp nuk ishte në shtëpi”.
Depp erdhi sot me vonesë në ditën e nëntë të gjyqit të tij për shpifje kundër një gazete britanike që e akuzonte për dhunë shtëpiake, dhe thotë se ish-gruaja e tij po i sajon justifikimet për të ‘zhvatur’ dhe ‘bërë shantazh’ ndaj tij.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu