Gjyqi i Johnny Depp/ Aktori akuzohet se qëlloi gruan me celular gjatë sherrit për “ndryrjen” e krevatit

0
Gjigandi

Sot në ditën e katërt të gjyqit të Johnny Depp u tha se aktori i Hollivud ka qëlluar me një celular ish-gruan e tij Amber Heard duke e quajtur ‘Amber Turd’ (Amber kaka), pasi ajo kishte ndyrë krevatin e tyre me jashtëqitje, pas një sherri në ditën e ditëlindjes së saj të 30-të.

Në gjykatë u treguan foto të fytyrës së lënduar të Heard pasi ajo pretendonte se Depp e qëlloi me celular teksa konfliktoheshin për ‘incidentin e defekimit’ një muaj pasi legjenda e Hollywood kishte vendosur ta divorconte.
Aktori tha se besonte se Heard ishte përgjegjëse për defekimin, por gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se mund ta kishte bërë dhe miku i saj ‘vulgar’ transseksuali iO Tillet Wright.
Depp kishte ardhur dy orë me vonesë në festën e ditëlindjes së Heard më 21 prill 2016, dhe u justifikua për këtë se kishte marrë disa lajme të këqija për çështjet financiare dhe po tymoste kanabis për të çliruar stresin.
Pas përshkallëzimit të situatës Heard pretendon se ish-burri lëshoi drejt saj një shishe shampanjë dhe e shtyu përtokë duke i thënë ‘Happy F***ing Birthday’ (Gezuar, te dhjefsha, ditëlindjen).
Depp thotë nga ana e tij se Heard kishte pirë shumë dhe e kishte sulmuar teksa po lexonte në krevat, duke e qëlluar me grusht në fytyrë, para se ai t’i kapte krahët për ta ndaluar.
Depp thotë se një ditë më vonë Heard ose një nga miqtë e saj ‘defekoi’ në krevatin e tyre martesor. Ai shtoi se ditën tjetër Heard i tha administratorit të ndërtesës se ishte vetëm një ‘shaka e pafajshme’ – çka ishte dhe pika ku Depp vendosi ta divorconte.
Ai mohon se feçet mund të ishin bërë nga qeni i tyre i vogël, por mund të jenë bërë nga transseksuali Wright.
Depp është duke paditur të përditshmen britanike The Sun për shpifje pasi e ka quajtur ‘rrahës i grave’ në një prej titujve të saj. Ai i quan akuzat ‘mashtrime’ dhe akuzon se Heard ka abuzuar me të gjatë martesës.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu