Gjyqi i Depp/ Amber Heard pranon se ka goditur ish-bashkëshortin, shton se Depp ka shtyrë poshtë shkallëve ish-të dashurën Kate Moss

0
Gjigandi

Në seancën e sotme të gjyqit për shpifje mes yllit të Hollywood, Jonny Depp dhe ish-gruas Amber Heard, kjo e fundit ka pranuar më në fund se e ka goditur ish-bashkëshortin me grusht në fytyrë, por tha se ai ka shtyrë nga shkallët supermodelen britanike Kate Moss, kur ata ishin në një lidhje në vitet 1990.

Akuzat e aktores 34 vjeçare në gjykatën e Lartë të Londrës, erdhën pasi ajo kishte dëshmuar më herët se kishte qëlluar me grusht bashkëshortin gjatë një incidenti në 2015 sepse sipas saj, trembej se do të lëndonte motrën e saj Whitney.
Kur u pyet nga avokatja e Depp, Eleanor Laws, mbi dhunën e supozuar, Heard tha: “Ai ka shtyrë Kate Moss nga shkallët, e kam dëgjuar këtë nga dy njerëz, e kam të freskët në mendje”.
“Kur unë e godita e bëra për të mbrojtur motrën time. Kam qenë për disa vjet dysheku i grushtave të Johnny-t por nuk e kisha goditur kurrë, kjo ishte hera e parë në disa vjet që ia ktheva”.
Avokatja e Depp akuzoi Heard se po “shtonte” incidentin me Kate Moss në provat e saj, të cilin nuk e kishte përmendur kurrë më parë.
Laws tha: “Ju po shtoni detaje për Kate Moss, të cilat nuk shihen në asnjë dokument. Ju nuk keni përmendur më parë Kate Moss dhe kjo tregon se po sajoni gjëra ‘gjatë rrugës’. Kjo është hera e parë që e përmendni”.
Heard u përgjigj: “Nuk kam pasur lirinë, kohën dhe energjinë për të listuar çdo incident në procedura”.
Ish-gruaja e Johnny Depp akuzonte sot më tej se burri i saj kishte shkatërruar një rulotë, e kishte qëlluar me gotë dhe i kishte grisur pjesën e përparme të një fustani, teksa e kontrollonte për narkotikë.
Sipas saj këto të fundit kishin ndodhur kur po qëndronin në event me karavanë në Hicksville, New York, në qershor 2013, kur Heard thotë se megastari u tërbua kur besoi se një tjetër grua po ‘flirtonte’ me Amber, ndërsa atë vetë e kishte quajtur ‘konsulente e kampit lesbik’.
Në ditën e ditën e dytë të deshmive të saj eksplozive Heard mes të tjerash tha: “Ai më kapi nga kyçi i dorës dhe e kërcënoi atë se do të më thyente dorën nëse nuk pranonte se po flirtonte me mua. Unë e Johnny u kthyem më pas në rulotë, ku ai vazhdoi sherrin për çështjen. Deri atëherë, ai kishte marrë aq shumë kokainë sa kishte humbur arsyen dhe ishte në një gjendje maniaku”.
“Ai theu dritat e rulotës dhe pasqyrën e banjës, më duket se lëshoi një gotë drejt meje. Më akuzoi se isha ‘policia e moralit’ apo ‘konsulente e kampit lesbik’, dhe se po fshihja drogat e tij. Ai më grisi rripat e fustanit që mbaja veshur, duke thenë se po kërkonte për drogat”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu