Gjykimi për vrasjen e dhëndrit

[ad_1]

Në gjykimin për vrasjen e Mensur Rashicës në vitin 2012, dëshmuan disa dëshmitarë, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë.

Vrasja e Mensur Rashicës kishte ndodhur në gusht të vitit 2012, ndërsa për këtë vrasje të rëndë, por edhe vrasje të rëndë në tentativë po akuzohen Xhabir Menxhiqi, Ramadan Osmani, Besnik Brahimi, Afrim Kalludra dhe Adem Shabani.

Rashica ishte dhëndër i Menxhiqit, ndërsa në gushtin e vitit 2012 përpos vrasjes së tij, nga të akuzuarit, sipas prokurorisë, u lëndua rëndë edhe Maliq Rashica, ndërsa u rrezikua edhe Shehide Rashica bashkëshortja e tij.

Në seancë dëshmoi mes tjerësh Naser Berisha, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Berisha u pyet nga Mahmut Halimi, avokati i të akuzuarit Ramadan Osmani se nga kush kishte marrë informata rreth vendit të ngjarjes.

Këto informata, dëshmitari Berisha tregoi se i kishte marrë nga policët e vendit të ngjarjes që sipas tij ishin nga stacioni policor i Obiliqit, ndërsa raportin tha se e kishte hartuar vetëm për informimin e shefit të ndërrimit.

Më pas dëshmoi Mehdi Rashica që tregoi se për shkak të situatës së krijuar me ish-miqtë, vetura me të cilën Mensur Rashica dhe dy prindërit e tij po udhëtonin në ditën kritike ishte përcjellë nga dy persona për ta mbrojtur në rast nevoje.

Mehdi Rashica tregoi se këta dy persona ishin kthyer pa vërejtur ndonjë gjë të dyshimtë.

“Pasi që ata te dy janë kthyer kanë thënë se nuk kemi mundur të vërejmë diçka”, tha Rashica duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit Mahmut Halimi.

Sipas Rashicës, personat që e kishin përcjellë Mensur Rashicën ditën kur ai u vra, më pas e kishin identifikuar të akuzuarin Ramadan Osmani, të cilin kishin thënë se e kishin parë në magjistralen Prishtinë-Vushtrri, në rrugën e fshatit Studime, në një “Golf” të kuq duke biseduar në telefon.

Fshati Studime ka një distancë prej 5-6 kilometrash nga fshati Babimost, ku ndodhi vrasja e Rashicës.

Pastaj dëshmoi Emin Behrami, të cilin Mahmut Halimi, avokati i Ramadan Osmanit e ballafaqoi me deklaratën e dhënë në polici.

“Ju atëherë keni thënë se Ramadani kishte qenë te ju me ‘Golf’ 4 të kuq, tani po thoni se ai ishte me ‘Golf’ 2 të kaltër cila është e vërteta këtu?” pyeti Halimi.

“E vërteta është kjo që po e them sot se Ramadani ka ardhur vetë me veturën Golf 2 të kaltër dhe është larguar vetë me po të njëjtën veturë”, u përgjigj Behrami.

Pesë të akuzuarit ngarkohen se në gusht të vitit 2012 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë në Babimost, pas marrëveshjes paraprake dhe në bashkëkryerje me Ali Menxhiqin i cili gjendet në arrati nga motivet e ulëta dhe me dashje direkte kanë privuar nga jeta Mensur Rashicën.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë tentuar ta ta privojnë nga jeta edhe të dëmtuarin Maliq Rashica dhe po ashtu kanë vënë në rrezik jetën e bashkëshortes së tij Shehide Rashica.

Aktakuza shpjegoi edhe si ndodhi ngjarja e rëndë.

“Derisa dhëndri i tyre tani i ndjeri Mensur Rashica ngiste veturën, i akuzuari tjetër Ali Menxhiqi po ashtu me veturë dhe Ramadan Osmani edhe ai me veturë i dalin në pritë dhe ia bllokojnë rrugën duke e detyruar të ndalet”, thuhet në aktakuzë.

Më tutje tregohen veprimet e të akuzuarve në ditën kritike.

“Pastaj nga mbrapa vjen me veturë edhe Xhabir Menxhiqi, me veturën të cilën e drejtonte Afrim Kalludra, me ç’rast nga vetura del Xhabir Menxhiqi me pushkë automatike. Po ashtu nga veturat dalin edhe Ali Menxhiqi, Ramadan Osmani dhe Adem Shabani e pastaj Xhabir Menxhiqi dhe Ali Menxhiqi iu ofrohen veturës së tani të ndjerit Mensur Rashica, kurse Afrim Kalludra dhe Besnik Brahimi i presin në veturë”, sqarohet në aktakuzë.

Pastaj, sipas aktakuzës, Xhabir Menxhiqi kishte shtënë nga afërsia me pushkë automatike, ndërsa Ali Menxhiqi kishte shtënë disa herë me revole me ç’rast kishte qëlluar me qëllim Mensur Rashicën, i cili nuk u kishte mbijetuar plagëve.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit e qëllojnë edhe Maliq Rashicën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të shoqëruara me pasoja të përhershme, ndërsa e rrezikojnë edhe bashkëshorten e tij Shehide Rashica, pasi një predhë nga plumbat e shkrepur i depërton në çantë.

Xhabir Menxhiqi, Ramadan Osmani, Besnik Brahimi, Afrim Kalludra dhe Adem Shabani bashkë me Ali Menxhiqin akuzohen për vrasje të rëndë dhe vrasje të rëndë në tentativë.

Xhabir Menxhiqi akuzohet edhe për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo në shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtarja Suzana Çerkini shty seancën për afat të pacaktuar, ndërsa bëri të ditur se palët me kohë do të njoftohen për dëshmitarët e propozuar që ndodhen jashtë vendit dhe për kohën kur do të caktohet seanca tjetër.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *