Gjykimi, meraku i Vllaznisë ndaj Kamzës

10

Skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore, pasditen e të premtes, në prag të ndeshjes me skuadrën e Kamzës, në kryeqytet. Skuadra shkodrane ka udhëtuar në Durrës mbrëmjen e sotme, nga ku do të nisen nesër për në stadiumin e Kamzës.

Duke parë motivimin dhe gjendjen aktuale të skuadrës, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik, janë të bindur në arritjen e një suksesi ndaj Kamzës, por duket se gjykimi është meraku i tyre i vetëm.

Skuadra shkodrane, në faqen e saj zyrtare bën apel për një gjykim korrekt, në një sfidë vërtetë të rëndësishme për Vllazninë dhe të ardhmen e saj.

Duhet thënë se Vllaznia mban vendin e 8 të renditjes, vetëm 3 pikë larg zonës që të çon në Kategorinë e Parë dhe synon t’i largohet sa më shpejt zonës së ftohtë.

You might also like
Comments