Gjuriq: Goranët treguan sa e duan Serbinë me mbështetjen për Vuçiqin

[ad_1]

Kandidati presidencial, Aleksandar Vuçiq, ka fituar shumicën dërrmuese të votave në Kosovë pasi e mbështetën 80.04 për qind e votuesve, ka thënë Marko Gjuriq.

Siç thotë ai, ky është një numër prej 32.495 votuesve.

Gjuriqi, që është drejtori i Zyrës për Kosovë dhe zyrtar i Partisë Përparimtare Serbe, në një konferencë shtypi në Beograd ka thënë se Vuçiq-i ka marrë një mbështetje “konsensuale”, dhe se “banorët e Kosovës dhe Metohisë u ‘bashkuan’ rreth liderit të SNS”, raporton Beta.

“Të gjithë kandidatët e tjerë së bashku morën katër herë më pak vota se Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Gjuriq, duke shprehur mirënjohje të veçantë për goranët meqë në komunën e Gorës, Vuçiq-i fitoi mbështetjen më të madhe, prej 91.07 për qind të votuesve.

Gjuriq ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës se “pavarësisht presioneve në të cilat ata ishin të ekspozuar, sepse ata ishin penguar për të zhvilluar takime dhe tubime për të mbështetur Aleksandar Vuçiq-in, votuan në zgjedhjet për Presidentin e Serbisë”.

Ai ka thënë se “nën presion të veçantë ishin goranët sepse përfaqësuesit e partive politike të shqiptarëve të Kosovës gjatë ditës së zgjedhjeve kanë mbajtur shënime në atë që kush po del në votime”.

Gazetarëve i është adresuar edhe i besuari i SNS-së për Gorë, Rexhep Hoxha, i cili fitoren e Aleksandar Vuçiq-it e quajti “të shkëlqyer”.

“Goranët treguan se sa e duan shtetin e Serbisë dhe se si ata janë të përkushtuar për politikën e paqes dhe stabilitetit, të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se “fitorja e udhëheqësit të SNS-së do të thotë barazi për të gjitha minoritetet”.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *