Gjirokastër/ Vodhi pompën e ujit dhe sendet e punës pranë një biznesi, arrestohet 66-vjeçari

0
Gjigandi

Një 66-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi vidhte mjete pune pranë një biznesi.

Mësohet se shtetasi me iniciale B. Ç., ka vjedhur 1 pompë uji dhe mjete të ndryshme pune.

Njoftimi i policisë:

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u arrestua në flagrancë shtetasi B. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ka vjedhur 1 pompë uji dhe mjete të ndryshme pune, në biznesin (gurore) e shtetasit V. C., banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. Ç. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu