Gjira Kajtazi e ‘thumbon’ Rina Balajn pas largimit nga “On Records”

0
Gjigandi

Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, vazhdon të jetë më pak e angazhuar në muzikë, por jo edhe në rrjetet sociale.

Artistja, e cila prej vitesh është zhvendosur në Gjermani, vazhdon t’i mbajë në formë fansat me postime nga më të ndryshmet.

Së fundmi, ajo u ka dhënë hapësirë ndjekësve në Instagram, të pyesin atë përmes opsionit pyetje-përgjigje, ndërsa njëra nga to ka të bëjë me reperen nga Istogu, Rina Balaj, me të cilën Gjira nuk ka edhe aq raporte të mira.

“Cili është mendimi yt për Rina Balajn, pasi ajo tha që ti nuk je repere?”, është pyetja që artistja Kajtazi ka pranuar nga një ndjekëse, por që as përgjigja e kësaj të fundit nuk ka munguar.

RonaTyra

“Nuk kam asgjë kundër saj, më vjen gjynah se tani kush do ia blejë ‘views-at”, ka thënë Gjira, duke ironizuar me reperen Balaj, pasi faqja zyrtare e Instagramit të saj është marrë nga kompania “On Records” dhe që kjo tanimë u largua nga kompania.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu