Gjiknuri propozoi OSBE si ndermjetese, Basha i prere: Budallalleqe – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i konsideroi “budallallëqe”, idetë e Bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurit, se OSBE-ja mund të ishte një ndërmjetëse në dialogun me opozitën “jashtëparlamentare”, siç e quajti Gjiknuri. I pyetur nga mediat sot, Basha e refuzoi prerë këtë ide dhe u përgjigj:   A është dakord OSBE që dialogu mes palëve të zhvillohet jashtë dyerve të Parlamentit?     Basha: Dialog brenda dyerve të pseudoparlamentit nuk mund të ketë, sepse është monolog. Normalisht që dialogu do të zhvillohet jashtë dyerve të pseudoparlamentit deri sa të kemi një parlament që është produkt i votës së qytetarëve dhe jo i përfshirjes së bandave kriminale.     Kush do ta ndërmjetësojë dialogun, z. Basha? Ju keni nisur diskutime, propozime konkrete për Reformën Zgjedhore. Z. Gjiknuri tha që jemi dakord që të jetë OSBE shkes, le të themi, q ëtë vijnë propozimet e PD-së. A do ta pranonit këtë?   Basha: Këto janë budallallëqe! Për t’i hedhur hi syve të njerëzve dhe për t’ju bërë juve që të bëni pyetje të tilla dhe ta fusni diskutimin në qorrsokak. Këto punë nuk bëhen me shkes. As në Afrikë, jo në Evropë, po ashtu siç bëhet dialogu politik, siç janë zgjidhur krizat politike dhe në Shqipëri dhe në vendet fqinje. Merrini shfletojini, mund t’u jap edhe leksion, por sikur nuk është vendi…ato janë budallallëqe. “Merri ti, m’i jep këtu, i ço aty!” janë heqje përgjegjësie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu