Gjermania ndalon shitjen e pipave plastike, mbajtëset e ushqimit

0
Gjigandi

Gjermania ka vendosur të ndalojë shitjen e produkteve plastike me një përdorim si pipat, mbajtëset e ushqimit apo pastrueset e veshëve, duke iu përshtatur direktivës evropiane për reduktimin e mbetjeve plastike që ndotin mjedisin.

Kabineti qeveritar pranoi sot ndalimin e të gjitha mjeteve plastike me një përdorim duke përfshirë dhe mjetet prerëse, gotat apo kutitë plastike, që prej 3 korrikut 2021.
Ministrja e mjedisit Svenja Schulze tha se lëvizja ishte një hap drejt distancimit nga kultura e “flakjes tutje”, në një kohë kur rreth 20% e mbeturinave të mbledhura në parqe e vende të tjera publike është plastikë një përdorimshe.
Ky material kërkon dekada të tëra për t’u degraduar dhe pjesë të tyre janë gjetur në trupin e peshqve, zogjve dhe kafshëve të tjera.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu