Gjendet e vdekur artistja e njohur koreane

0
Gjigandi

Këngëtarja dhe aktorja e Koresë së Jugut, Goo Hara, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Seul, ka bërë të ditur policia, shkruanBBC.

Policia thotë se shkaku i vdekjes është ende  duke u hetuar.

28 vjeçarja njihet më së shumti si anëtare e grupit K-Pop Kara, të cilit ajo iu bashkua në vitin 2008.

Ajo u shfaq në disa performanca javën e kaluar, pas shtrimit në spital në maj pas një përpjekje të supozuar për vetëvrasje.

Këngëtarja më vonë kërkoi falje se u shkaktoi shqetësime fansave të saj me incidentin.

RonaTyra

Goo u gjet e vdekur rreth orës 18:00 me kohën lokale, ditën e diel në shtëpinë e saj.

Postimi i saj i fundit në Instagram, i ndarë me 1.5 milionë ndjekësit e saj të shtunën, ishte një fotografi e vetes në shtrat me titullin “Natën e mirë”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

잘자

A post shared by 구하라 (@koohara__) on Nov 22, 2019 at 10:04am PST

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu