Gjekmarkaj i bën thirrje maxhorancës: Presidentin do e zgjidhni vetë, por të paktën jo një askush

0
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj i ka bërë thirrje maxhorancës që të zgjedhë një President politik, meqënëse tashmë ajo i ka mundësitë ta zgjedhë me votat e saj kreun e ri të shtetit.

Në fjalën që ai mbajti në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u shpreh se opozita realisht nuk ka pasur një ofertë për të zgjedhur Presidentin.

“Ju mund të mbanit qëndrime ndaj grupeve të caktuara të opozitës, por keni deyrimin etik të respektoni gjysmën e Shqipërisë që ka votuar opozitën në këtë parlament. Po flitet për opozitën sikur humbi një shans për të pasur një president, në fakt opozita asnjëherë nuk ka pasur një ofertë reale për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Ju tashmë keni hyrë në fazën e zgjedhjes së Presidentit për ta zgjedhur vetë, nuk i keni ofruar asgjë opozitës sepse ia ofron Kushtetuta, jo ju”, tha Gjekmarkaj.

Sipas tij “kam frikë që Presidneti do vijë nga askundi për të qenë askushi. Jam i bindur se PS ka pafund personalitete që i kanë shërbyer vendit. Meqenëse po merrni këtë përgjegjësi për të zgjedhur, keni një mbingarkesë pushteti piramidal. Ishte një mundësi për të krijuar një nisje të re, nuk kam pasur besim se do ndodhte, por shpresë duhet të ketë çdokush. Meqenëse po shkoni drejt zgjedhjes ashtu siç deshët, mos lejoni që në krye të shtetit shqiptar të zgjidhet një askush. Të jetë një personalitet politik i PS-së që ne ta gjykojmë si të tillë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu