Gigi Hadid nuk do të ndalet me kaq! Supermodelja zbulon planet për një familje të madhe

0
Gjigandi

Supermodelja Gigi Hadid raportohet se po planifikon të ketë shumë fëmijë me partnerin Zayn Malik. Bukuroshja 25-vjeçare aktualisht po pret fëmijën e saj të parë me yllin e popit, 27 vjeç.

Por duket se Gigi nuk do e lërë me kaq! Një burim tha për “The People”: “Ata kanë patur ulje-ngritjet e tyre, por nuk ndaluan së interesuari për njëri-tjetrin.”

Burimi ka thënë gjithashtu se ajo ka plane për krijimin e një familjeje të madhe me Zayn Malik.

Lajmin për shtatzëninë e supermodeles e ka bërë publik fillimisht nëna e saj, Yolanda Hadid.

Ajo tha: “Sigurisht që jemi shumë të emocionuar. Jam shumë e lumtur që do bëhem gjyshe në shtator, veçanërisht pasi humba nënën time kohët e fundit. Por kjo është bukuria e jetës, një shpirt na lë dhe një i ri vjen. Ne ndihemi shumë të bekuar.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu