Autoritetet kanë goditur dy raste të gërryerjes së paligjshme të shtratit të lumit Mat.
Për këtë është arrestuar administratori si dhe është proceduar penalisht drejtuesi i eskavatorit, i cili u kap në flagrancë në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
Po ashtu, sipas policisë, vijon puna për kapjen e dy shtetasve të tjerë (pronarë) të një subjekti, për marrje dhe përpunim inertesh të nxjerrja nga shtrati i lumit, në mënyrë të kundërligjshme.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 eskavatorë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
j.l./ ABC24.AL