Gara për kreun e PD-së/ Berisha fushatë elektorale në Fier: Ja dolëm të dalim përpara shqiptarëve…

0
Gara për kreun e PD-së/ Berisha fushatë elektorale në Fier: Ja dolëm të dalim përpara shqiptarëve…
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal pasditen e kësaj të shtune në Fier, ku zhvilloi një takim me demokratët e kësaj zone në kuadër të garës që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike për kreun e kësaj force politike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha falenderoi demokratët e Fierit për kontributin e dhënë për të dalë përpara shqiptarëve si një opozitë e vërtetë.

“Së pari dëshiroj t’ju përshëndes ju demokratet dhe demokratët e Fierit, të gjithë banorët e këtij qyteti dhe qarku, drejtuesit e PD-së, të përshëndes Fierakët kudo që janë sot. Të shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju dhatë për pluralizmin në Shqipëri. Në një moment kur realisht do përcaktohej ekzistencën ose jo të një opozite të vërtetë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një rrugë të vështirë të pazakontë dhe të pandodhur ndonjëherë, demokratët e Fierit në një proces demokratik, në vlerësimin tim një revolucion i vërtet, ja dolën të dalin përpara shqiptarëve si një opozitë e vërtetë, e vendosur për të mbrojtur interest e qytetarëve shqiptarë”,

tha Berisha.

Rivali i tij për kreun e PD-së, Ibsen Elezi zhvilloi një takim mëngjesin e sotëm në qytetin e Kukësit. Gjatë një konference për mediat, ai u shpreh se nëse ai zgjidhet kryetar, nuk do ketë bashkëpunim me LSI-në dhe Ilir Metën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu