Futbollisti që ka bërë historinë në Premierligë shqyrton mundësinë të investojë te Trepça

0
18

Ish-lojtari i Anglisë në futboll, Brian Dean, ka ardhur në Kosovë, për të shqyrtuar mundësinë e investimit në klubin e Trepçës, me kërkesë të disa investitorëve anglezë.

Drejtori sportiv i skuadrës mitrovicase, Ajet Shosholli, e cilësoi shumë të rëndësishëm këtë bashkëpunim, dhe foli më shumë rreth ardhjes së anglezit në Kosovë.

Dean kishte shënuar golin e parë historik në Ligë Premierë, që prej se ky kompeticion mban këtë emër.

Ai zbuloi pse ka zgjedhur pikërisht Trepçën, derisa përmendi edhe yjet tanë si: Celina, Shaqiri, Xhaka, Januzaj etj.

Dean ka luajtur tri ndeshje me Anglinë, kurse ka veshur fanellën e klubeve si: Leicester City, Sheffield United, Leeds United, Sunderland, West Ham etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here