Futbollisti i kombëtares shumë pranë transferimit te klubi i njohur europian

33

Një nga zbulimet e Kristian Panuçit gjatë kohës që drejtoi kombëtaren, ishte edhe mbrojtësi, Kastriot Dermaku.

Shqiptari është duke shkëlqyer në Serinë B te Cosenza dhe aktualisht ka fituar vëmendjen e shumë klubeve të njohura.

Pas Bolognas dhe Torinos së fundmi edhe gjigantët e Besiktasit e kanë përfshirë në listën e objektivave për merkaton e verës.

37 gola ka pësuar ekipi i Besiktasit këtë sezon duke qenë një nga skuadrat që ka pësuar më shumë.

Pikërisht, Kastriot Dermaku shihet si personi i duhur për të zgjidhur hallet e “Shqiponjave bardhezi”.

You might also like
Comments