Futbollisti i klubit të Superligës së Kosovës rezulton pozitiv

0
Gjigandi

Mbrëmë u raportua se një futbollist i klubit të Superligës ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Insporti sipas burimeve të sigurta mëson se bëhët fjalë për një futbollist të KF Flamurtarit.

Drejtori sportiv, Arbnor Morina dhe kryetari i klubit, Imer Ademi, nuk ishin në dijeni se futbollisti i tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Futbollisti tash e disa ditë ka pasur simptoma të koronavirusit dhe të premten (dje) i është kumtuar lajmi se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ky është rasti i dytë në Superligë me koronavirus, ndonëse ende zyrtarisht nuk është publikuar asgjë.

Rasti parë me koronavirus ishte futbollisti i Dritës, Izair Emini.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu