Futbollisti i FC Prishtina, Agim Zeka kurorëzon dashurinë me martesë

0
Futbollisti i FC Prishtina, Agim Zeka kurorëzon dashurinë me martesë
Gjigandi

Ditën e sotme (e martë) është martuar futbollisti i njohur shqiptar, Agim Zeka.

Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij prej shumë vitesh, Arbnore Peci.

Kjo është bërë e ditur në një postim të shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

Agim Zeka (Foto: Screenshot/Instagram)

RonaTyra

Dyshja, të cilët u fejuan në qershor të vitit që lamë pas, janë kurorëzuar në Prishtinë ndonëse nuk kanë njoftuar për një ceremoni.

Mesfushori – sulmues në fillim të këtij viti është rikthyer aty ku e nisi karrierën si futbollist, te FC Prishtina.

I njëjti ka nënshkruar kontratë për 18 muaj me klubin nga kryeqyteti kosovar pas gjashtë muajve të kaluar te FC Drita.

Zeka gjatë këtyre viteve ka luajtur edhe në Lille (Francë), Varzim, Leixoes (Portugali), Fortuna Sittard (Holandë), Mouscron (Belgjikë) dhe Austria Vienna (Austri) para se të transferohet te Drita.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu