Futbollisti Bujar Memeti akoma kujton ditën “skandaloze” të 17 majit, media dhe trajneri zviceran e inkurajojnë

[ad_1]

Përpara rreth dy vitesh, në 17 maj 2015, u luajt ndeshja në ligën e tretë zvicerane mes Glattfelden dhe Töss, që për shumë ishte ndeshje “skandaloze” me dënime të rrepta për klubin dhe shumë lojtarë. Më i prekuri ishte shqiptari Bujar Memeti që u dënua me një vjet largim nga fushat e blerta, shkruan zuonline.ch. Pas disa ankesa dënimi ju reduktua në gjashtë muaj.

“Ndeshja e atëhershme u ndëpre në minutën e 51. Lojtarët dhe më pas tifozët u përleshën me njëri-tjetrin. Federata e Rajonit të Cyrihut (FVRZ) e dënoi Glattfeldens me minus dhjetë pikë duke kaluar nga liga e tretë në të katërtën,” përcjell botasot.info.

Bujar Memeti akoma nuk ka kuptuar sesi erdhi deri te përleshja dhe dënimi aq grotesk i FVZR. “Ndoshta në raportin e referit është ngatërruar emri Memeti me Müller ose e kanë pasur të patjetërsueshme me kërkuar ndonjë fajtor-viktimë,” thotë ai, i cili përsëri është dënuar për shkak se nuk mund ti përballojë në fushë ofendimet raciste dhe familjare kundrejt tij.

Ngjarja e fundit ka ndodhur përpara dy javëve.

Por sulmuesi Memeti sqaron se koha e pezullimeve si ajo e 2015, e ka shfrytëzuar për përkushtim ndaj familjes.

“Unë mund ta shikoja të dashurën time më shpesh. Gjithashtu e mbaja veten të shendetshëm dhe në formë duke u stërvitur.”

“Rilindja” e Memetit

Pas kalimi të pezullimit të Bujar Memetit, ai u kthye të luajë në ligën e tretë për Wallisellen i cili është i kënaqur me klubin dhe taktikën e trajnerit Maurizio Fede.

Bujari jeton në Zvicër nga mosha katër vjeçare dhe tani shpreson që fitojë pasaportën zvicerane që për karakterin dhe integrimin e tij në shoqërinë zvicerane mund të premtojë edhe trajneri dhe shefi i tij sportiv Alexis Sigg.

“Bujari është shumë i rëndësishëm për klubin. Ai gjithashtu ndërmjetëson qetësi,” tha Sigg.

Ata shpesh diskutojnë edhe për datën e dhimbshme të 17 majit, që thonë se për Bujar Memetin më e mirë do ishte largimi nga fusha në kohë tensionesh.

Bujaru tani është 28 vjeçar. Atij i nevojitet akoma kohë, për t’u kthyer në tamam “gentlemen”./Bota sot

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *