Futbolli ndërkombëtarë rinis më 8 maj, atje ku nuk pritej

0
Gjigandi

Edhe pse ndoshta pritej që Bundesliga të jetë kampionati i parë futbollistik që do të vazhdojë sezonin e anuluar, për shkak të pandemisë “Covid 19”, duket se ky “titull” do ti takojë Koresë së Jugut.

Ajo ka qenë një frymëzim global në luftimin e koronavirusit dhe tani ka mundësinë që të sigurojë një shembull të ngjashëm në terrenin e gjelbër.

Ndeshja e parë që do të zhvillohet më 8 maj, do të jetë mes skuadrave të Jeonbukut dhe Suvonit.

Është interesante se të gjithë kompanitë e transmetive televizive menjehërë kanë shpejtuar që të trokasin në dyert e Federatës së Futbollit në Seul, për të përcjellur “live” ndeshjet e kampionatit në këtë vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu