Futboll pa tifozë, Luis Enrique bën krahasimin epik!

0
Gjigandi

Futbolli, për të paktën gjashtë muaj, pritet të luhet pa tifozë në kampionatet më të rëndësishme dhe kjo është praktikisht ajo që askush nuk e do, por do të jetë i detyruar për shkak të situatës pandemike…

Për trajnerin Luis Enrique – që ka folur për “Colgados del Aro” – krahasimi është pak a shumë i tillë: “Futbolli pa tifozë? Të luash pa praninë e publikut është edhe më e trishtueshme se sa të jesh në një festë ku duhet të kërcesh me motrën tënde…”.

“Pashë disa ndeshje në Gjermani në fundjavë dhe është e tmerrshme. Ju mund të dëgjoni gjithçka, të gjithë fyerjet, duke humbur kështu intimitetin e momenteve më të mira. Gjithsesi duhet të kujtojmë se ky është një biznes që gjeneron shumë para”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu