Fury – Wilder III zhvillohet këtë vit – dy lokacionet e mundshme të duelit

0
Gjigandi

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të kompletojnë trilogjinë e tyre këtë vit.

Fury dhe Wilder janë gati që të dhurojnë edhe pjesën e tretë të spektaklit mes tyre, në kontestin për titullin e WBC.

Është britaniku ai që aktualisht mban këtë titull, por duhet ta mbrojë edhe një herë kundër boksierit që ia mori këtë titull.

Sipas raportimeve nga mediet britanike, Fury dhe Wilder do të kompletojnë trilogjinë këtë vit, përkundër pandemisë, transmeton lajmi.net.

Dy lokacionet e mundshme që po përmenden për duelin janë Kina dhe Australia.

RonaTyra

Këtë e ka konfirmuar edhe Bob Arum, i cili është shprehur: “Ne po shohim për vende të tjera. Në vende ku ka pasur më pak koronavirus. Ku nuk konsiderohet problem”, ka thënë Arum.

“Po eksplorojmë mundësinë për Macaw, Kinë, por gjithashtu një arenë të madhe në Australi, ku duket se kanë koronavirusin nën kontroll”, ka thënë mes tjerash ai.

Bob Arum është promotor amerikan i boksit. Ai është co-promotor i Tyson Fury.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu