Fuqia misterioze e të folurit femëror

0
Gjigandi

Të flasësh mirë dhe bukur është një nga artet e bukura të të qenit grua. Fjalët tona qetësuese, magjike dhe melodia e zërit tonë janë të gjitha mjete shume delikate në dukje, por të fuqishme në veprim.
Është një art mistik sepse ekziston një magji e vërtetë në të folurit tonë pasi zëri dhe fjalët tona mund të ndikojnë tek të tjerët në një nivel shumë të thellë dhe të nënvetëdijshëm.

Duke përdorur vetëm zërin tuaj ju mund të përcillni emocione dhe reagime të ndryshme, nga refuzimi në pranim. Ju mund të ndryshoni gjendjen shpirtërore të një personi tjetër, mund t’i qetësoni dhe t’i bëni ata të ndjehen mirë. Sepse duke përdorur zërin tonë dhe fjalë të caktuara ne manifestojmë gjendjen tonë nga brenda, ndajmë dëshirat dhe gjendjen shpirtërore. Nëse fjalimi ynë është i këndshëm dhe i ëmbël, një burrë do të fillojë të shkrihet dhe një fëmijë do të fillojë të buzëqeshë. Fjalët tona janë shumë të fuqishme dhe mund të mbulojnë të tjerët si një batanije magjike.

Të folurit si art

Sidoqoftë, aftësia për të folur si duhet është një art i vërtetë femëror që ndonjëherë mund të jetë i vështirë. Zakonisht besohet se e folura e ëmbël dhe e këndshme është një nga shfaqjet e feminitetit të vërtetë sepse një grua femërore nuk mallkon, nuk grindet dhe nuk gjykon. Ka shume të vërtetë në këtë, por le të bëjmë një vështrim më të afërt.

Kur vendosim të flasim bukur dhe këndshëm, mund ta bëjmë këtë për ca kohë. Ne mund të flasim shumë ëmbël me partnerin tonë, fëmijët tanë, me të gjithë njerëzit e tjerë kudo. Kështu veprojmë për 3-4 ditë. Dhe befas diçka ndodh një ditë të 5-të … ndoshta dikush ju godet aksidentalisht me diçka në këmbën tuaj, dhe ne kemi një reagim kaq të fortë në brendësi, por prapë mbajmë gojën mbyllur. Pra, çdo gjë që ndiejmë brenda qëndron atje, në vend që të shprehet. Dhe sa më shumë ta mbajmë atje, aq më shumë do të grumbullohet. Me kohën, ajo do të fillojë të shfaqet në fytyrën tonë, në mimikën tonë, në tonin e zërit tonë, dhe pastaj përfundimisht në tërë disponimin, energjinë dhe qëndrimin tonë. Kështu që kthehemi në fillim, dhe të gjitha përpjekjet tona për të folurit femëror bëhen të kota.

RonaTyra

Një mënyrë për të folur bukur`

Pra, një nga mënyrat për të përdorur fjalimin tonë si një art mistik femëror është që të jemi në gjendje të përpunojmë së pari ndjenjat dhe emocionet brenda nesh, në vend që t’i kontrollojmë dhe shtypim ato.

Arti i fjalës së bukur zotërohet kur ne njohim ndjenjat tona dhe kur dimë t’i shprehim ato, pa pasur nevojë t’i shmangim ose injorojmë. Kjo mund të jetë punë e lodhshme në fillim por me kalimin e kohës, ju bëheni më të mirë dhe më të mirë në të. Në fund, mund të shprehim veten tonë të vërtetë me të gjitha anët e errëta pa ndonjë pendesë apo kompleks.

Pasi të mësoni ta zotëroni këtë aftësi, mund të bisedoni me të gjithë, madje edhe me familjarët tuaj, në një mënyrë shumë të këndshme dhe të ëmbël, me shumë qetësi dhe sinqeritet. Kështu ju e përdorni butësinë e fjalës jo për shkak të frikës për të ofenduar, por sepse është bërë pjesë e juaja, tani është aftësia juaj. Kjo është kur fjalët bëhen magjike dhe ato mund të prekin të tjerët në mënyra të mrekullueshme. Dhe, edhe kur duhet të bësh diçka, do ta bësh me një dinjitet dhe ëmbëlsi të tillë, që pala tjetër do ta shijojë, dhe ky është arti i vërtetë.

Një grua që di të flasë me art, mund të ndërtojë marrëdhënien e saj me një burrë, ta frymëzojë atë, ta qetësojë dhe t’i bëjë ata të dy më të afërt me njëri-tjetrin e më të hapur. Fatkeqësisht, shumica e grave nuk e dinë këtë aftësi dhe nuk e kuptojnë se ky është një art. Ato i përdorin fjalët dhe heshtjen e tyre në mënyrë jo të duhur.

Shumica e grave moderne i përdorin fjalët e tyre si ar-më. Ato e kthejnë të folurit e tyre në diçka shumë të mprehtë dhe mësojnë ta përdorin atë në mënyrë strategjike për të komunikuar ashtu si burrat. Duke qenë në botën e burrave, kjo është mënyra e tyre për t’u dëgjuar dhe për të folur me të gjithë. Një i folur femëror është shumë më i fuqishëm se ai mashkullor, në butësinë dhe tërheqjen e tij të jashtëzakonshme. Ndoshta shumica e tyre nuk e dinë që të folurit e një gruaje perceptohet nga burrat si … muzikë. Kjo ndodh sepse ata e perceptojnë atë nga e njëjta pjesë e trurit të tyre që percepton muzikën.

Ndërsa fjalimi i zakonshëm i një njeriu perceptohet me pjesën e trurit që është përgjegjëse për përpunimin e informacionit. Pra, çfarë mendoni se ndikon më shumë tek njerëzit: fjalimi apo muzika?

Muzika mund të mos ketë shumë informacione por ajo ndikon thellësisht tek ne. Mund të sjellë një gjendje specifike, humor, motivim ose frymëzim. Mund të na hipnotizojë madje. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për një grua që ta përdorë fjalën e saj në mënyrë të qartë dhe koncize, megjithatë, të mbetet misterioze dhe frymëzuese. Ajo duhet të mësojë si të flasë bukur, si ta bëjë te folurën mjetin e saj të fuqishëm.

Magjia e fjalëve

Nëse një grua flet drejtpërdrejt, qartë dhe ashpër, ajo do të perceptohet nga burrat si një burrë, pavarësisht se si duket ajo. Kështu, që në kohërat antike, gratë kanë ditur ta përdorin të folurit e tyre në të gjitha llojet e magjisë së përditshme: të bekojnë ose mallkojnë dikë, të frymëzojnë, të motivojnë, madje edhe të shërohen. Për të njëjtat arsye gjykimi dhe thashethemet ndikojne në energjinë e një gruaje, ato vra-sin thelbin e saj femëror.

Një element i të folurit tonë fjalët. Herën tjetër kur flisni, dëgjoni dhe përpiquni të vini re – nëse doni të luf-toni me fjalët tuaja ose doni të krijoni marrëdhënie dhe të sillni paqe në një bisedë? Mos harroni, nje grua krijon marrëdhënie kur flet, ndërsa një burrë ndan informacione. Thjesht sigurohuni që jeni të ndërgjegjshëm për mënyrën e të folurit dhe përdorni zemrën tuaj në të.

Një element tjetër i rëndësishëm përveç fjalëve është edhe zëri juaj. Kur flisni nga niveli i fytit tuaj, kjo mund të tingëllojë më pak e këndshme, me përpjekje, me dëshpërim, me kërkesë. Në vend të kësaj, përpiquni të shkoni në një nivel poshtë dhe të flisni nga gjoksi juaj. Për ta bërë këtë, thjesht relaksohuni në qafë dhe zbutni frymën. Kur flisni nga gjoksi juaj (dhe zemra) është pothuajse e pamundur të grindeni, të bërtisni, të flisni shumë shpejt ose shumë ashper. Të folurit me gjoks është qetësuese dhe shumë e ngrohtë.

Mallkimi vs Bekimi

Jini shumë të kujdesshme se si flisni dhe cilat intonacione e fjaë i përdorni. Mund lehtë ta mallkoni dikë pa e ditur, ose pa e pasur qëllim. Sapo të thuash diçka me zë të lartë, me emocione të forta, mund të ndikojë tek personi të cilit i jeni drejtuar menjëherë. Kjo gjithashtu mund të ndodhë tek ju sepse mund të mallkoni veten gjithashtu. Prandaj, kaloni ca kohë dhe reflektoni se si flisni dhe cilat fjalë përdorni. A përdorni fjalë negative apo fjalë te bekuara?

Ndryshoni të gjitha fjalet negative të fjalorit tuaj në pozitive. Krijoni një përrallë me jeten tuaj dhe në vend që ta quani veten “budallallëk”, quajeni “Princeshë”. E njëjta gjë vlen për të gjithë njerëzit tjerë në jetën tuaj.

Me kohë, ju do të vini re se si gjërat fillojnë të ndryshojnë. Flisni bukur për gjëra të bukura. Flisni pastër dhe ëmbël për ëmbëlsinë e jetës. Ky është një nga artet e fuqishme mistike të femrës që mund të krijojë lumturi me bollëk përreth jush çdo ditë. Ky art mund t’jua ndryshojë jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu