Funerali i Avicii-it mbahet privat në Stokholm

2

DJ i njohur suedez, Avicii ka ndërruar jetë rreth një muaj më parë.

Funerali i Dj suedez, Avicii emri i vërtet i të cilit është Tim Bergling është mbajtur në mënyrë private javën e kaluar në Stokholm.

Në funeralin e tij morën pjesë vetëm familjarët dhe miqtë e afërt të DJ ka thënë përfaqësuesi i familjes së DJ-it.

“Ka pasur shumë kërkesa në lidhje me varrimin e Tim Bergling, nga fansat e muzikës së Avicii-it. Familja e tij ka konfirmuar se funerali do të jetë privat në prani të njerëzve që ishin më të afërt me Tim. Ata me mirësi kërkojnë nga mediat ta respektojnë këtë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga familja para varrimit të Avicii-it.

Avicii, ndërroj jetë në moshën 28 vjeçare me 20 prill në Muscat të Oman, ku ai ishte në pushime me familje.

Avcii u tërhoq nga performancat ‘live’ në vitin 2016 për të vazhduar me punën në studio.

You might also like
Comments