Fuga për protestat: Nuk është çështje teze, problem social, maturantët nuk i dëgjon askush

0
Gjigandi

Prej tre ditësh tashmë kanë vijuar protestat e maturantëve për rishikimin e pragut të vlerësimit përsa i përket provimit të maturës së Gjuhë-Letërsisë.

Sipas pretendimeve të tyre, të cilat i kanë artikuluar përmes edhe një aktkonstatimi të cilin e kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, teza e provimit ka pasur gabime në hartimin e pyetjeve.

Për akademikun Artan Fuga, ky është një problem më shumë social, se sa një problem me hartimin e provimeve.

Ky ngërç që është krijuar, ku ka detyruar maturantët të dalin në protestë, tregon qartë bllokimin e komunikimit të brezave të rinj me shoqërinë.

I ftuar në Ora News, Fuga shprehet se mungon komunikimi i nxënësve me mësuesit apo drejtorët e shkollave për një problem të tyren.

RonaTyra

Fuga: Në një tezë nuk është mirë që të ketë gabime të tilla në shtrimin e pyetjeve si që bëjnë të pamundur përgjigjen. Siç ishte rasti i asaj pyetjes për vazhdimin e rrëfimit ku personazhi ishte i famshmi “Turi”. Mund të ndodhin të tilla raste. Problemi kthehet  nga një problem teknik në një problem social. Këta maturantë në momentin që duhet t’i kushtojnë të gjithë kohën e tyre për studime sepse është jeta e tyre. Ata duhet të marrin përgjigje nga ministria dhe nga ne njerëzit e rritur vetëm nëse dalin në shesh duke bërtitur. 

Të vijë puna që vetëm për një gabim në test të ketë një ballafaqim me policinë që të mbrojë institucionet dhe nxënësit të dalin e të ulen në shesh e të shkruajnë pankarta, kjo është anormale. Ata nuk kanë gjuhë tjetër. Një problem shumë i madh është të jesh një 17 vjeçar, të duash të thuash padrejtësinë tënde dhe askush mos të dëgjojë. Mos të dëgjojë mësuesi, drejtori apo një këshillues në shkollë dhe je e detyruar të shkosh direkt në institucion tek ministria. Kjo tregon që është bllokuar komunikimi i brezave të rinj me shoqërinë për çështje që atyre u intereson.

Së dyti, kjo nuk është një çështje e tezës. Unë jam i interesuar nga ky problem social. Kur pashë tezën u zhgënjeva shumë. Më konfirmon shumë informacione që maturantët m’i kanë dhënë. Kjo çështje e tezës shpreh një pakënaqësi të madhe të maturantëve të cilët flasin për padrejtësira, pamundësi për të gjetur rrugën e tyre atje ku ata dëshirojnë për studime. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu