Është gjetur trupi i pajetë i personit që ishte raportuar se kishte rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës.
Trupin e viktimës nga lumi kanë arritur ta nxjerrin ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së.
“Gjatë ditës së sotme ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, pas marrjes së informacioneve për një person të rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK ka angazhuar ekipet KSH për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit”,
njofton FSK.
“Pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete”.
Sipas procedurave trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.