FSHF risi për mënyrën e blerjes së biletave për Kombëtaren

Federata Shqiptare e Futbollit vjen me një risi, për ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018”, ku tifozët do të kenë mundësinë t’i blejnë njëherësh të gjitha biletat për përballjet e Kombëtares në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ja njoftimi i plotë i federatës:

“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët shqiptarë, se ka nisur shitja e biletave sezonale, për të ndjekur ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit. Të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin ndeshjet e ekipit përfaqësues për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, do të kenë mundësinë të zgjedhin një paketë me të gjitha ndeshjet eliminatore. Kjo iniciativë e re e FSHF, sjell disa përfitime për tifozët e interesuar. 9 Kjo iniciativë e re e FSHF, sjell disa përfitime për tifozët e interesuar. Sepse garanton pjesëmarrjen në të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar për këto eliminatore. Së dyti, ofron një përfitim të rëndësishëm financiar për ata që do të prenotojnë, i cili është 15% e shumës”

Klikoni KËTU për të rezervuar biletat.

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *