FSHF pret përgjigjen përfundimtare nga Qeveria

0
Gjigandi

Federata Shqiptare e Futbollit programoi rreth dy javë më parë që Superiorja të rinisë më 3 qershor dhe Kategoria e Parë më 7 qershor për kategorinë e parë. Në bazë të ndeshjeve të mbetura (10 javë kampionat dhe 5 në Kupën e Shqipërisë), koha për përfundimin e sezonit është e reduktuar dhe nuk ka mundësi kohore për ta shtyrë më tej, pasi UEFA kërkon mbylljen e garave dhe zbardhjen e verdikteve deri më 3 gusht.

Edhe pse Ministrisë e Shëndetësisë i janë dërguar letra informuese, nuk ka patur asnjë reagim për miratimin ose jo të këtyre datave. Më 8 maj skuadrat kanë filluar seancat stërvitore në grupe duke u përpjekur të jenë gati nëse kampionati do të rifillojë.

Në këtë letër, mësohet se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i drejtohet direkt ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, ku e sqaron për ndërgjegjësimin e skuadrave dhe stafeve të tyre gjatë periudhës së seancave stërvitore sipas protokollit të miratuar. Kërkohet gjithashtu që të zyrtarizohet data 3 qershor. Kur kanë mbetur një javë nga kjo datë, e përcaktuar nga protagonistët e futbollit për rifillimin e kampionatit, ende nuk ka asnjë përgjigje.

15 javët e mbetura janë programuar që të luhen çdo 3 ditë, me qëllim që më datë 28 korrik të mbyllet Superliga dhe më 2 gusht të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu