FSHF: Komisioni i disiplinës gjobit katër ekipe të superiores

[ad_1]

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka gjobitur katër ekipe të kategorisë superiore, drejtues dhe futbollistë.

KF “Luftëtari” për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.

Lojtari i KF “Luftëtari”, Erik Lamçja, për sulm ndaj kundërshtarit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës së lojës.

Zyrtari i KF “Teuta”, Klodian Dervishi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, KDS, dënohet me tre ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës së lojës.

“Flamurtari” F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë

FK “Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, detyrohet të dëmshpërblejë dëmin e shkaktuar në stadiumin “Flamurtari” në masën 277.200 lekë.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *