Gjigandi
Ballina Lajme Shqip ‘Fshehu’ apartamentin në Tiranë, KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit të...

‘Fshehu’ apartamentin në Tiranë, KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit të gjyqtarit Seci

0
4

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin  e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra kreun e Gjykatës së Tropojës Dritan Seci, pasi hetimi administrativ zbuloi se ai kishte fshehur pasurinë.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Fshehja e një apartamenti në Tiranë dhe e një dhurate prej 20 mijë euro, si edhe mosmbulimi i shpenzimeve me të ardhura të ligjshme, sollën shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci. KPK gjithashtu ka konstatuar gjatë hetimit aftësi “minimale” të gjyqtarit Seci në aspektin profesional

Konstatimi i fshehjes së pasurisë, deklarimit të rremë, të pamjaftueshëm dhe të pasaktë si edhe performanca e ulët profesionale kanë bindur Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, se Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, gjyqtari Dritan Seci, nuk mund të ishte më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Më datë 11 mars 2019, trupa gjykuese e KPK-së, e përbërë nga Roland Ilia Kryesues, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, pas problematikave të konstatuara në kriterin e pasurisë gjatë hetimit administrativ kanë vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Dritan Seci.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu