Frikë nga koronavirusi, nxënësit në Durrës shkojnë me maska në shkollë

0
Gjigandi

Paniku i mbërritjes së mundshme të koronavirusit në Shqipëri, ka bërë që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të marrin masa paraprake, duke treguar edhe më shumë kujdes ndaj fëmijëve.

Abcnews ka bërë një panoramë të disa prej shkollave në Tiranë, Durrës e Vlorë atje dhe ku virusi mund të përcillet nga Italia fqinje (përmes Rinasit e porteve detare)

Në Tiranë:

Ndodhemi pranë një shkolle ku arritëm të flisnim me disa prej fëmijëve, ku na informuan se kishin marrë masa sa i përket higjenës. Heqja e maskës nuk është detyrim, por vetëm në momentet kur një prej nxënësve pyetet për mësim. Alarmi është ngritur në Itali por një sërë masash janë marrë edhe në vendin tonë.

Fëmijëve u është këshilluar të kenë kujdes, kur kolliten apo kur flasin me njëri tjetrin. Fëmijët kanë treguar se nga shtëpia marrin dezinfektant, pasi uji në shkolë vjen me orare dhe nuk kanë ujë të lajnë duart. Nga ana e mësuesve dhe prindërve ka një angazhim, por nga ana tjetër mungon infrastruktura në shkollë, ku mungojnë elementët bazë”, raportoi gazetarja.

RonaTyra

A janë fëmijët të frikësuar?

Nga sa na thanë prindërit dhe nxënësit, nuk janë shënuar mungesa nga ana e nxënësve, gjendja e alarmit është në Itali dhe nuk ndjehen shumë të frikësuar, edhe pse prindërit kanë shfaqur shqetësime.

Durrësi

“Në shkolla paniku ka bërë të vetën, por një pjesë e mirë e nxënësve kanë shkuar sot dhe kanë zhvilluar mësim me maska. Gjithashtu ai tha se janë ngritur grupet e punës për të verifikuar të gjitha personat që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë.”-tha gazetari.

Vlorë:

“Vetëm një traget që funksionon në linjë me Itali dhe gjatë mbërritjes në Vlorë ato janë kontrolluar, gjithashtu edhe shtetasit italian. Referuar situatës në port aty vazhdojnë të kryhen kontrollet. Në qytet situata duket e qetë janë të paktë ato qytetarë që lëvizin me maska, edhe pse në farmaci ka një kërkesë të shtuar.

Ndërsa sa i përket shkollave dhe kopshteve ka pasur një kërkesë të rritur duke i këshilluar nxënësit për të marrë masat që duhet të marrin për tu mbrojtur nga koronavirusi. Nuk ka asnjë urdhër deri më tani që fëmijët të pajisen me maska kjo ndoshta dhe për faktin se në Shqipëri nuk është raportuar për ndonjë rast i dyshuar me koronavirus.”-tha gazetari në Vlorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu