Frika e dëmtimeve

0
Gjigandi

Rreziku i dëmtimit të lojtarëve pas ndërprerjes së kampionatit prej mëse dy muajsh e ka detyruar teknikun e Juventusit Mauricio Sarri të grumbullojë me ekipin e parë 9 futbollistë nga skuadra e të rinjve.

Sipas mediave pranë “Zonjës së Vjetër” “juvelive.it” dhe “ilbianconero” , mes 9 lojtarëve të Juventus Primavera është dhe sulmuesi  Shqipërisë Xhakomo Vrioni.

Pasi është miratuar përdorimi i 5 zëvendësimeve për skuadrat, tekniku bardhezi po studion dhe të rinjtë e Juventusit dhe disa prej tyre ndoshta do të kenë mundësinë të thirren me ekipin e parë gjatë vazhdimit të Serisë A.

Ky është një rast ideal për 21-vjeçarin Vrioni të bindë teknikun italian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu