Foto/Video/ Zbulohen dokumentet e falsifikuara të Gjergj Cukalit me te cilat levizte lirshem

Nën identitetin Ergi Hoxha, që prej majit të vitit 2012 , Gjergj Cukali lëvizte lirshëm si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Pasaportë biometrike, kartë identiteti si dhe patentë përdrejtim mjeti me identitet të rremë Ergi Hoxha iu gjetën 37-vjeçarit Gjergj Cukali, në momentin që u arrestua si pjesë e grupit prej 16 personash që tregtonin kokainë në Tiranë.
DROGA-FLETORET2-266x350
Burime zyrtare nga policia bën me dije se dokumentet kanë të stampuar në mënyrë të rregullt dhe vështirë të konstatueshme si të falsifikuar. Krahas akuzës për prodhim dhe shitje narkotike, tashmë ndaj 37-vjeçarit është ngritur gjithashtu edhe akuza e “Falsifikimit të dokumenteve”.

Tre dokumentet e sekuestruara në cilësinë e provës materiale janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për ekspertizë.
karta-e-cukalit
Grupi i arrestuar i drejtuar nga Cukali e shpërndanin kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”.

Me të ardhura mujore nga shitja e drogës në rreth 50 mijë euro. Gjergj Cukali më herët ka qenë i proceduar dhe i dënuar për pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje. /Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *