Fotot/ Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari drejt formimit të një partie politike?

0
Gjigandi

Sot në Gjirokastër u zhvillua një takim publik i ‘Nismës Thurje’. Të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Vetë Ralf Gjoni ka publikuar jo pa qëllim në Instagram disa foto nga ky takim.
Prej kohës në qarqe të ngushta politike është duke u diskutuar mundësia e kthimit të Nismës Thurje në një parti politike.
Pjesëmarrja e Hajdarit dhe Gjonit në këtë takim duket aspak rastësore.
Më shumë se sa një pjesëmarrje ky zhvillim ngre disa pyetje.
Ku më kryesorja, a janë duke u përgatitur Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari për një lëvizje të re politike?
Po ashtu, nëse do t’i bashkohen Nismës Thurje, nëse do të kthehet në një parti poltike?
Top Channel mëson se Hajdari e Gjoni janë ulur mes qytetarëve dhe nuk kanë preferuar të flasin, por vetëm të dëgjojnë ligjërimet e përfaqësuesve të Thurjes e performancën artistike të Mirush Kabashit.
Pyetur nga Top Channel rreth pjesëmarrjes së tyre në këtë takim publik, Hajdari e Gjoni kanë konfirmuar se “si deputetë të opozitës ne mendojmë se duhet të dëgjojmë më tepër hallet e qytetarëve shqiptarë e më pas t’i përcjellim ato në Parlament. Ajo që kemi vënë re nga takimet e Nismës Thurje është fakti që shqiptarët janë të etur për demokraci, të etur për ndryshim, të etur për një qeverisje më të përgjegjshmë e më të mirë, të etur për një përfaqësim dinjitoz në Parlament”.
Si Hajdari, ashtu edhe Gjoni, janë angazhuar fort në ndryshimin e sistemit zgjedhor duke ngritur zërin për hapjen e listave elektorale e për një system proporcional kombëtar, ashtu siç po kërkon edhe Nisma Thurje në takimet e saj që po zhvillon në disa qytete të Shqipërisë.
Gjoni më herët ka aluduar për nevojën e krijimit të një lëvizjeje të re politike që do u rikthejë shpresën shqiptarëve.
Hajdari iu përgjigj pyetjes së Top Channel se “ne kemi vendosur të fillojmë të bashkojmë forcat me të gjithë ata që duan ndryshimin e vërtetë të Shqipërisë dhe për këtë do të udhëtojmë në çdo cep të vendit, do të takojmë çdo qytetar të ndershëm të vendit tonë, e do të mobilizojmë çdo energji”.

FOTO GALERI
1/2

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu