Fotot e magjishme të botës së egër që mund të ndryshojnë mënyrën sesi shohim kafshët

0
Gjigandi

Kultura e përgjithshme krijon stereotipet e saj të “pandave të përkëdhelura” apo të “gjarpërinjve djallëzorë” por disa fotografë i kanë vënë si mision vetes të ndryshojnë mënyrën sesi i shikojmë kafshët.

Eksploruesi Graeme Green thotë se gorrilla gjigande e filmit King Kong, prezantohet si një monstër i tmerrshëm që kënaqet vetëm me njerëz që sakrifikohen për t’i ngrënë. Por sipas tij ky është një përshkrim i çuditshëm për një kafshë që të gjithë e dinë se po t’i qëndrosh pranë ndjell një ndjenjë paqeje e butësie.
Green thotë se kur fotografonte gorrillat në Uganda, shihte fëmijë të shumtë vendas ngacmonin babanë e durueshëm gorrillë teksa familja e tij hante gjethe, në një ndryshim total nga ajo që prezantohet për to në kulturën e filmave dhe televizionit.
E njëjta gjë vlen për peshkaqenët, gjarprinjtë në lidhje me ngarkesën e negativitetit, dhe e kundërta për arushët panda. Për këta të fundit Green thotë se kultura mediatike i ka kthyer  në krijesa prej kukullash kur në fakt janë shumë të veçanta, të qeta e vetmitare.
“Është e rëndësishme mënyra sesi kafshët perceptohen, veçanërisht me humbjen e habitatit dhe afrimin e njerëzve gjithnjë e më shumë me to. Aktiviteti njerëzor, gjuetia ilegale, trafikimi, po shtyn shumë specie drejt zhdukjes”, shton ai.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu