Fotot e kater personave te arrestuar me 617 kg kokaine “FK Elbasani” – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Katër persona janë arrestuar nga autoritetet braziliane për kapjen e 617 kg kokaine, në pakot e së cilës shkruaj “KF Elbasan”, çka hedh dyshime se lënda narkotike kishte si destinacion Shqipërinë.
Katër personat e arrestuar janë: P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç. Referuar inicialet e trafikantëve të arrestuar, ka dyshime që 52-vjeçari N. P. të jetë shqiptar, për shkak se brazilianët kanë emra të gjatë.

Mediet theksojne se katër personat e arrestuar e kishin kthyer pronën në një rafineri të ambalazhimit të kokainës. Autoritetet braziliane sekuestruan edhe disa tableta të substancës hidroklorur kokainë dhe dy tableta të një lënde të pastës së kokainës.
Policia sekuestroi edhe kamionin e mallrave tip “Mercedes 1620”, me targa CVN3518, një “Fiat” të bardhë, me targa NDH7227, dhe një “Fiat” me ngjyrë argjendi, me targa NJU9234.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu