Fotoja Obama – Rama, reagon prokurori amerikan

Prokurori i çështjes që lidhet me foton Obama – Rama ka deklaruar se as Kryeministri Rama, as ndonjë zyrtar i stafit të presidentit Obama nuk është i përfshirë në hetimet që po kryhen në SHBA.

“Askush në komitetin e përbashkët për mbledhjen e fondeve nuk është i akuzuar për ndonjë shkelje dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht në hetimin që çoi në pranimin e fajit nga taksisti”, tha Zyra e Prokurorit.

Ndërsa Alan Abramson, avokati i shqiptaro –amerikanit Bilal Shehu, taksistit të akuzuar për donacionin 80 mijë dollarësh të marrë nga jashtë, u shpreh:

“Klienti im ka pranuar fajësinë në gjyq të hapur dhe nuk është një dëshmitar bashkëpunëtor i qeverisë”.

Kjo kthesë në procesin e hapur në SHBA vjen ndërkohë që opozita shqiptare ka disa ditë që e ka konsideruar këtë ngjarje si shumë të rëndë duke i drejtuar dhe disa pyetje Kryeministrit Rama në lidhje me implikimin e tij. /Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *