Foto/ Zac Efron ‘transformohet’, ja ndryshimi drastik në pamjen e aktorit

0
Gjigandi

Zac Efron ka qenë që nga kohët e “High School Musical” e deri në fazat më të vonshme të karrierës së tij, një nga aktorët më të komentuar për pamjen e fizikun dhe sigurisht shumë i pëlqyer nga vajzat. E megjithatë, pamja e tij gjithmonë e kuruar dhe imazhi me të cilin e njohim duket se ka ndryshuar shumë së fundmi, por për shkak të punës së tij dhe dedikimit për të qenë sa më i përgatitur për rolin e tij të fundit.

Kështu, në fotot e fundit që qarkullojnë në rrjet të aktorit duket transforimi që ka bërë për t’u shëndrruar në Kevin von Erich, personazhi që do të luajë në filmin “The Iron Claw”.

Ai ka ndryshuar totalisht modelin e flokëve, teksa paraqitet shumë i fryrë, për shkak të masës muskulare të shtuar dhe në tërësi duket në moshë më të madhe se c’është. Një tranformim total. Zac u pa me një prerje flokësh ndryshe, mjaft i fryrë dhe vetëm me një peshqir.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu