FOTO/ Qindra persona “pushtojnë” rrugët e Stuttgart-it, 19 policë të plagosur dhjetëra të arrestuar

0
Gjigandi

Të paktën 19 oficerë policie kanë mbetur të plagosur gjatë trazirave dhe plaçkitjeve në Stuttgart, pasi kontrollet mbi veprimtaritë e dyshuara të drogës, nxitën një revoltë prej 500 personash.

Ndërkohë raportohet se 24 persona nga protestuesit janë arrestuar, pasi u përleshën me policinë. Trazirat shpërthyen pasi policët ushtruan kontroll për lëndë narkotike ndaj një 17-vjeçari.
Ndërkaq protestuesit kanë shkaktuar trazira në rrugët e Stutgart-it duke shkatërruar dhjetëra dyqane, e plaçkitur qindra të tjera. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu