FOTO/ Po bënte video për “Tik Tok”, adoleshentja mbetet për orë të tëra e bllokuar në shilarës

0
Gjigandi

Rrjeti social “Tik Tok” ka marrë në “rrymën” e saj shumë të rinj, të cilët për të qenë konkurrues me të rinj të tjerë në këtë rrjet, shpesh nuk ngurrojnë të bëjnë çmenduri të shumta.

Një adoleshente 14-vjeçare në Britaninë e Madhe, e quajtur Layan-i, i është dashur të shpëtohej nga ekipet zjarrfikëse, pasi mbeti e bllokuar në një shilarës për 90 minuta, në tentativë për të bërë një video për “Tik Tok”. Ndërsa nëna e saj Charlie rrëfeu për mediat se dhe ajo kur ka qenë në moshën e të bijës, ka bërë një veprim të tillë.
“Një gjë të tillë e kam bërë dhe unë kur kam qenë fëmijë. Fëmijët kanë dëshira të ndryshme dhe duan të luajmë e të argëtohen. Nuk do ta qortoj vajzën për këtë që bëri, mbi të gjitha rëndësi ka që ajo është mirë”, tha nëna e Layan-it, Charlie.
Pas nënës, ishte radha e Layan-it për të treguar të gjithë atë që përjetoi:
“Ishte shumë e çuditshme të futeshe brenda. Unë qëndrova disa çaste duke luajtur, bëra dhe një video për “Tik Tok”. Më pas një mikeshë më thërriti që të bashkohesha me të, kur vura re që nuk mund të ngrihesha. Pas disa tentativash, e ndihmuar dhe nga mami, kuptova që isha e bllokuar dhe nuk mund të lirohesha dot”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu