FOTO/ Kampionati amerikan ‘ndëshkon’ Shkëlzen Gashin

MLS injoron sulmuesin Shkëlzen Gashi, duke e lënë jashtë “Formacionit të Yjeve” për ndeshjen kundër Arsenalit më 28 korrik.

Arsenali do të luajë më datë 28 korrik një ndeshje miqësore kundër yjeve të kampionatit amerikan të futbollit (MLS), dhe me sa duket, Shkëlzen Gashi nuk e meriton ende të cilësohet një “yll” në këtë kampionat.

Ndonëse sulmuesi shqiptar është mes futbollistëve më të paguar jo vetëm në skuadrën e Kolorado Rapids, por edhe në MLS, tifozët dhe lojtarët që kanë votuar për seleksionimin e “yjeve” për këtë ndeshje, mendojnë se ai nuk e meriton një vend në listën prej 26 lojtarëve të përzgjedhur për sfidën, shkruan Panorama Sport.

Fakti që sulmuesi shqiptar nuk po shënon aq shumë sa parashikohej, edhe pse Kolorado Rapids janë pranë kreut të klasifikimit në Konferencën e Perëndimit, duket se ka ndikuar në përbërjen e kësaj liste ku ka 7 sulmues.

ASG-TEAM-DL-470x203

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *