Foto/ Grabitën argjendarinë, momenti kur patrulla e policisë u vendos në ndjekje të grabitësve…

0
Gjigandi

Policia në Oslo të Norvegjisë është vendosur në ndjekje të dy personave që kishin grabitur një argjendari. Pamjet e sigurisë së dyqanit kanë regjistruar të gjithë grabitjen.

Njëri nga grabitësit ka mbajtur të neutralizuar punonjësin, ndërsa tjetri ka thyer vitrinat e qelqta dhe ka grabitur një sasi të konsiderueshme të sendeve me vlerë.
Më pas me anë të një motori ato janë larguar, ndërsa një patrullë policie është vendosur në ndjekje të tyre. Për të shmangur policët, grabitësit u futën drejt një parku, por patrulla e policisë nuk e ndaloi ndjekjen.
Për të ndalur agresorët makina e policisë godet lehtë motorin duke i shkaktuar humbjen e ekuilibrit dhe rrëzimin në tokë. Raportohet se policia ka arrestuar dy grabitësit. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu