Formulari që fut në dilemë vettingun/ Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë nuk bëri vetëdeklarimin

0
Gjigandi

Këto janë çastet e fundit, kur 794 gjyqtarë e prokurorë vrapuan të kapnin afatet e ligjit të vettingut për të dorëzuar vetdeklarimet e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale, si dhe një nga kushtet për t’ju nënshtruar kontrollit të trefishtë.

Por në këtë listë nuk gjendej Shpresa Becaj, që në mbarim të mandatit si gjyqtare e lartë po refuzohej të vazhdonte karrierën. Kjo borukraci e atëhershme hapi një derë të panjohur për vettingun që gjendet para një ushtrimi të vështirë.
Komisionerët e paguar të kualifikimit zbritën në arenën ku prej dy vitesh po kontrollohet drejtësia dhe deklaruan se gjenden në pamundësi për të rivlerësuar gjyqtaren e Apelit Tiranë, Shpresa Becaj.
KPK theksoi se mos paraqitja e tre formularëve të figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale e pengon KPK të kryejë kontrollin e Becaj, deri në 2013 në krye të Gjykatës së Lartë, por që më pas nuk u emërua nga Apeli si gjyqtare e Apelit. Beteja me KLD zgjati për pesë vitet në vazhdim kujtoi Shpresa Becaj që këmbëngul se me mbylljen e afatit për dorëzimin e dokumenteve të vettingut në janar 2017, ajo nuk ishte ende gjyqtare në detyrë.
Dhe pikërisht, mos dorëzimi I tre formularëve të vettingut është kthyer në kalin e betejës, ndonëse KPK deklaron se gjendet në pamundësi, Shpresa Becaj bën fajtore KLD e atëhershme.
Në datën tre korrik, KPK do shprehet se si do të veprojë me rastin Becaj, që gjatë seancës hodhi akuza ndaj përbërjes së KLD të atëhershme, me në krye ish presidentin Nishani. Por në prag të ngritjes së kartonit nga vetting, Becaj ka një sugjerim tjetër që këtë vetting në gjendje pamundësie t’ja kryej qeveria e gjyqësorit. /Anila Hoxha/

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu