Forma e Lautaro Martinez po zbeh interesimin e Barcelonës

0
Gjigandi

Barcelona mund të heq dorë nga transferimi i Lautaro Martinez.

Ylli i Inter, Lautaro, lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, tash e disa kohë. Madje, me merkaton që po afron, zërat vetëm sa shtohen.

Megjithatë, lojtari së fundmi nuk ka pasur paraqitje aq të mira, duke pasur telashe që të gjej rrugën e golit.

Kjo sipas ‘Sport’ bën që interesimi i Barcelonës për kartonin e argjentinasit të zbehet.

Lautaro nuk ka shënuar tanimë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe rrezikon që gjatë vikendit të jetë në stol.

RonaTyra

Në 26 ndeshjet e para, lojtari shënonte 16 gola, kurse tashmë shkon në të shtatën ndeshje pa shënuar gol. Kjo tregon se ai ka rënie forme, dhe kështu edhe interesimi i Barcelonës mund të bie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu