Ford kërkon 1.000 punëtorë për fabrikën e re në Rumani

[ad_1]

Një vit pas vendimit që SUV-at e vegjël të ri të fillojnë të prodhohen në Rumani, kompania Ford ka njoftuar se në fabrikën në Krajova do të punësojë edhe 976 punëtorë.

Aktualisht në fabrikë janë të punësuar 2.715 punëtorë, ndërsa konkursi për vendet e reja të punës është hapur këtë muaj dhe do të zgjasë deri në korrik të këtij viti.

Prodhimi i Ford EcoSport në Rumani do të fillojë në vjeshtë, ndërsa kompania në fabrikë ka investuar edhe 200 milionë euro shtesë, ashtu që investimet e përgjithshme në këtë fabrikë që nga viti 2008 e deri më sot kap shumën mbi 1,2 miliard euro.

EcoSport për Evropë deri më tash është prodhuar në Indi, ndërsa Ford do të vazhdojë ta prodhojë në këtë shtet për nevojat e tregut të këtij shteti dhe të disa tregjeve tjera.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Kia Stonic arrin deri në fund të 2017

[ad_1] Prodhuesi jugkorean ka prezantuar dizajnin e parë të modelit të ri kompakt SUV. Automjeti …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *