Florida thyen rekordin e infektimeve ditore me Covid 19

0
Gjigandi

Florida regjistroi shifrën rekord të 15.299 rasteve të reja të koronavirusit në 24 orë – rreth një e katërta kjo infeksioneve të përditshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Shteti, me vetëm 7% të popullatës së SHBA-së, përmbysi rekordin e mëparshëm ditor, të mbajtur nga Kalifornia. Florida, e cila filloi të heqë kufizimet e koronavirusit në maj, është prekur më fort duket për shkak të turizmit dhe numrit të madh të të moshuarve.
Shifrat e fundit të saj eklipsojnë edhe nivelet më të këqija ditore të infektimeve të shënuara New York në muajin prill. Florida regjistroi po ashtu edhe 45 vdekje të tjera.
Sipas një analize të Reuters, shteti amerikan do të renditej i katërti në botë për raste të reja nëse do të ishte një komb më vete. Më shumë se 40 spitale atje thonë se shërbimet e tyre të kujdesit intensiv janë në kapacitet të plotë. Shtetet e Bashkuara shënuan të shtunën një rekord të ri prej 66 mijë rastesh të reja me koronavirusin e ri. Vec Floridës, dy shtetet e tjera më të goditura janë Kalifornia dhe Teksasi.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu