Flori Mumajesi zyrtarizon lidhjen me moderatoren e njohur

[ad_1]

Përgjatë këtyre ditëve, të gjitha portalet si ato në Kosovë ashtu edhe ato në Shqipëri, kanë folur mbi një lidhje të mundshme dashurie midis kantautorit Flori Mumajesi dhe moderatores së emisionit “Prive”, Liberta Spahiu.

Ndonëse gazetarët rozë janë munduar të lidhin fakte dhe detaje të ndryshme që çojnë në konkluzionin se Flori dhe Liberta janë në një lidhje, përveç fjalëve, nuk kishte asgjë konkrete.

Media duke kërkuar në Instagram, ka ‘kapur’ një fotografi që ndoshta zyrtarizon marrëdhënien e tyre. Siç mund ta shikoni, aty shfaqen disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të mirë të Florit, siç janë Klaidi dhe Bruno si dhe… Liberta Spahiu në krahë të tij!

Pyetja jonë qëndron: është ky një zyrtarizim i lidhjes së tyre kaq të përfolur, apo Flori dhe Liberta kanë pirë nga një gotë si për tu kënaqur me gjithë këto lajme që vërtiten rreth tyre dhe janë vetëm miq?

Përgjigje përveç protagonistëve nuk mund të na japë njeri tjetër, ndaj deri sa Flori apo Liberta të flasin vetë, neve veçse na mbetet të shpresojmë që këto detaje janë të vërteta sepse duhet thënë se ata janë dy nga figurat më simpatike dhe të dashura në showbizin shqiptar dhe imagjinoni për një çast sikur t’i shihnim si çift!

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Elvana Gjata bashkëpunim me yllin e njohur botëror

[ad_1] Në orën 20:00 në Instagramin e artistes Elvana Gjata shfaqet një klip ku kengëtarja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *