Flet Raisa, vajza që i fali veshkën Selena Gomez

8

Mikesha më e mirë e Selena Gomez që i dhuroi veshkën rreth një vit më parë, Franca Raisa ka zbuluar se këngëtarja “mund të kishte vdekur” për shkak të komplikimeve pas operacionit të transplantimit.

Raisa ia dhuroi organin Selenës e cila vitin e kaluar vuajti nga lupusi.

Aktorja i tha revistës Ë se “rimëkëmbja ishte e vështirë … Selena kishte një komplikacion. Gjithashtu, disa orë pas operacionit tonë u zgjova dhe kisha një tekst prej saj që tha “Jam shumë e frikësuar”.

“Veshka ime ishte shumë aktive dhe kur hyri në funksion, më theu një arterie. Ata është dashur të kryenin në intervenim kirurgjik dhe morën një venë nga këmbët që të më ndërtonin një arterie të re për ta mbajtur veshkën”, tha Raisa.

Selena qëndrojë gjashtë orë në operacion për një procedurë që zakonisht zgjat dy deri në tre orë.

Raisa tha se fillimisht e mbanin të fshehtë lajmin e operacionit, duke shtuar “Ne nuk donim t’i tregonim askujt sepse shërimi ishte shumë i vështirë për ne dhe kaluam nëpër një depresion në atë kohë”.

Ajo shpjegoi se vendosi t’ia dhurojë veshkën Selenes: “Më pyeti se si kalova dhe më mori një shishe uji nga frigoriferi dhe u përpoq ta hapte atë dhe nuk mundi”.

“Pastaj ra në dysheme dhe filloi të qante. Unë i thashë se ‘Ç’farë nuk është në rregull me atë”, tha ajo.

“Ajo më tha ‘Kam nevojë për një veshkë të re. Nuk e di se çfarë do të bëjë, lista e pritjes është shtatë deri në 10 vjet”, shtoi Raisa.

Doli që veshka e Raisat t’i përshtatej këngëtares dhe iu nënshtruan operacionit verën e kaluar, i cili u bë publik në rrjetin social të Instagramit, në të cilin dyshja u panë duke mbajtur duart në shtretër të veçantë spitalor.

You might also like
Comments