Flet Erdogan: Jam ende në pushtet, qytetarët të dalin në rrugë

Presidenti turk ka reaguar ndaj grushtit të shtetit që po ndodh në Turqi. Në pamje duket Erdogan teksa flet për grushtin e shtetit që pretendohet se është realizuar nga ushtria turke, por ai e ka mohuar diçka të tillë dhe u kërkon qytetarëve të dalin në sheshe dhe aeroporte që të mbrojnë demokracinë.

Erdogan shprehet se ai është ende në pushtet, ndërsa nga pamjet mendohet se ai ndodhet në avionin personal. Disa media raportojnë se ai është nisur drejt Gjermanisë, ndërsa mediat ruse shkruajnë se Erdogan po niset drejt Stambollit.

Teksa u shfaq në një video të një televizioni lokal nëpërmjet telefonit të gazetares, Presidenti turk u shpreh me këto fjalë: “Unë jam ende president i Turqisë dhe komandat në detyrë. Grushti i shtetit është një përpjekje e një pakice të vogël. U bëj thirrje qytetarëve të dalin në sheshe dhe aeroporte. Grushti i shtetit nuk do të ketë sukses.”

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *